Sporti

Emocionuese: Futbollistja e Atleticos kthehet në fushë pasi mposhti tumorin, kështu e pritën futbollistet e Barçës

01/24/2022 18:01
nga:Lorik J

Futbollistja e Atletico Madridit, Virginia Torrecilla, luajti ndeshjen e saj të parë konkurruese që nga marsi i vitit 2020, ku kundërshtaret e saj nga Barcelona i përgatitën një surprizë të paharrueshme.

Torrecilla operoi me sukses një tumor në tru dhe më pas vazhdoi karrierën e saj profesionale, përcjell GazetaBlic Sport.

27-vjeçarja, e cila luan si mesfushore, u fut nga në ndeshja nga stoli në humbjen 7-0 në finalen e Superkupës së Spanjës.

Futbollistet e Barcelonës ndërprenë për pak kohë festën e tyre pas ndeshjes dhe iu afruan Virginias duke e përshëndetur atë. Takimi i tyre ishte emocionues për të, ashtu si edhe kolegët e skuadrës rivale. Torrecilla më vonë iu drejtua publikut dhe falënderoi klubin për mbështetjen e madhe.

/GazetaBlic Sport