Lajme

Emisari britanik, Peach, takon Lajçakun në Bruksel

02/01/2023 17:48
nga:Astrit Gashi

I dërguari i Britanisë së Madhe, për Ballkanin Perëndimor, Stuard Peach, ka arritur në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur vet ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një cicërimë në twitter.

”Shumë i lumtur të mirëpres të Dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach në Bruksel sot. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.