Emir Sahiti po shkëlqen në Kroaci tek skuadra e Hajduk Split, ku ka paraqitje mjaft pozitive dhe po luan në vazhdimësi.
Megjithatë, Sahiti nuk po merr ftesë nga kombëtarja e Kosovës, pavarësisht formës optimale. Sahiti para ca ditësh vendosi derbin më të madh kroat, pasi realizoi ndaj Dinamo Zagreb, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha foli për mos ftesën e tij në këto grumbullime.
Gliha tha se Sahiti është lojtar i mirë – por që shënoi pak në muajt e fundit dhe se ka lojtarë tjerë të mirë në atë pozicion.
“Sahiti është lojtar i mirë, por ai ka shënuar tri gola në 8 muajt e fundit, na duhen lojtarë që realizojnë, kemi shumë lojtarë në atë pozicion”, tha ndër të tjerash Gliha.
/GazetaBlic Sport


