Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha sot pas një studimi të ri se përfitimet e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca u rritën me moshën dhe vazhduan të tejkalojnë rreziqet.
“EMA ka rekomanduar vazhdimin e administrimit të dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca midis katër dhe 12 javësh pas administrimit të së parës, në përputhje me informacionin e produktit”, tha rregullatori europian në një deklaratë, raporton ATSh.
“Bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat”, shtoi ajo.
Në vlerësimin e saj të ri, EMA ripërsëriti se përfitimet e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet, duke theksuar se janë “autoritetet kombëtare që duhet të konsiderojnë faktorë të tjerë dhe mënyrën e përdorimit më të mirë të vaksinave”
LEXO EDHE:
Rrëfim ekskluziv i Behgjet Pacollit: Skenat dhe prapaskenat e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës