Sporti

Elshani: Jemi të përgaditur për ndeshjen tjetër të barazhit, nuk ka rëndësi kundërshtari – Liria meriton të jetë në Superligë

05/28/2023 12:35
nga:E K

Liria arriti që të mposht dje në barazhin e Ligës së Parë Ulpianën.

Skuadra e Lirisë me fitoren prej 3-1, siguroi ‘biletën’ për një mundësi për inkuadrim në Superligën e Kosovës, aty ku do të përballet përsëri në barazh me njërën nga skuadrat si Ferizaj apo Trepça ’89 të cilat sot do e mësojnë fatin e tyre në Superligë.

Në lidhje me sezonin e Lirisë dhe ndeshjet e barazhit për ‘GazetaBlic Sport‘ ka folur lojtari, Qemail Elshani.

Elshani tha se Liria e meriton të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, duke potencuar se do jenë të gatshëm për cilindo kundërshtar që ta kenë përballë në barazh.

Kishim krijuar një super skuadër nga janari dhe deri tani. Kemi kaluar formë të jashtëzakonshme në këta 6 muaj, duke luajtur çdo ndeshje për fitore. Ndeshja ndaj Ulpianës dhe në përgjithësi ndeshjet e barazhit janë të vështira për t’u luajtur mirëpo ne menaxhuam mirë lojën edhe në aspektin mental edhe atë taktik ishim më të përgaditur si ekip”, tha fillimisht Elshani.

Jemi të përgaditur për cilindo kundërshtar dhe nese ka ndonjë ekip nga Liga e Parë që mund t’i bëjë ballë ekipeve të Superligës është pikërisht ekipi ynë. Superligën e kemi merituar javë më parë, mirëpo punës duhet t’i shkojmë deri në fund pavarësisht rrjedhave si kanë shkuar. Ekipe te organizuara si Liria e Ferizaji mendoj se jane vlerë e shtuar per futbollin kosovar”, përfundoi ai për ‘GazetaBlic Sport’.