Sporti

“El Clasico” më 28 tetor, Barcelona hedh në treg biletat e sfidës

10/05/2023 12:52
nga:Mergim Rreci

Më 28 tetor, në “Stadio Olimpico” të Barcelonës, vendasit “katalanas” do të presin rivalët e përjetshëm të Real Madrid, në “El Clasico”-n e parë të këtij sezoni, ku si zakonisht pritet spektakël i garantuar.

“Klasikja” spanjolle do të jetë e vlefshme për javën e 11-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga dhe pritet të startojë në orën 16:15, ku për herë të parë nuk do të zhvillohet në mitikun “Camp Nou”, por siç theksuam më lart në stadiumin e ri të “blaugranave”, “Stadio Olimpico”.

Ndërkaq, këtë të enjte, kampionët e Spanjës kanë hedhur në treg, biletat për një ndër sfidat më spektakolare në futbollin botëror. Bileta më e lirë kushton 179 euro, ndërsa më e shtrenjta plot 495 dhe pavarësisht çmimeve pritet që 55,926 vendet e stadiumit të jenë të mbushura. /