Sporti

“El Clasico” i takon Real Madridit, madrilenët triumfojnë ndaj Barcelonës

04/10/2021 22:51
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh derbi më i madh spanjoll dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, Real Madrid – Barcelona.

Vendasit kanë shënuar fitore minimale prej 2-1, në një duel të zhvilluar në një mot me shi, përcjell GazetaBlic Sport.

Serinë e golave e hapi Karim Benzema në minutën e 13′, për të vazhduar më pas Toni Kroos, çerek ore lojë më vonë, për 2-0. Me këtë rezultat përfundoi edhe fraksioni i parë.

Në të dytin mysafirët ishin më kërkues, teksa ia dolën që ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 70′, realizator Mingueza.

Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi dhe madrilenët triumfuan në derbin e madh.

/GazetaBlic/