Sporti

“El Clasico” e parë e sezonit, zbulohet data dhe orari kur do të luhet supersfida Barcelona-Real Madrid

09/16/2023 13:33
nga:Mergim Rreci

“El Clasico” e parë e sezonit tashmë ka një datë dhe orë. Takimi më i rëndësishëm i futbollit spanjoll do të luhet të shtunën e 28 tetorit 2023 në orën 16:15.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës që do të luhet në “Estadi Olimpic Lluís Companys”.

Ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë në “Bernabeu” në fund të prillit. Përballja e fundit mes dy skuadrave daton në korrik të këtij viti në Shtetet e Bashkuara dhe që përfundoi me fitoren 3-0 të Barcelonës.

Nëse i referohemi ndeshjeve zyrtare, do të duhet të kthehemi në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së “Copa del Rey” të fituar nga Reali i Madridit, 0-4.