Transferimet e ‘çmendura’ në Arabinë Saudite nuk kanë të ndalur.
Karim Benzema është futbollisti i fundit që është transferuar atje, me Al Ittihad që e zyrtarizoi transferimin e sulmuesit francez para pak minutave.
Dhe jo vetëm kaq, emra të tjerë të mëdhenj pritet të transferohen, natyrisht, me shifra ‘astronomike’ financiare. Leo Messi është njëri prej tyre, me futbollstin argjentinas që lidhet fortë me klubin e Al Hilal.
Eksperi i transferimeve dhe gazetari i njohur ndërkombëtar, Ruddy Galetti është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, ku komentoi ‘fenomenin’ e këtyre transferimeve, duke deklaruar se pikërisht Leo Messi mund të jetë ‘goditja’ e madhe e radhës.
“Nëse nuk ka kthesa të bujshme, Messi do të jetë lojtari i radhës i gatshëm të zbarkojë në Arabinë Saudite. Dhe ai me siguri nuk do të jetë i fundit. Do të jetë një verë shumë e nxehtë për tregun e transferimeve atje”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai foli edhe për objektivin e madh të shtetit arab, ku synon që brenda një kohe të shkurtër, të jetë në mesin e 5 ligave më të forta.
“Unë mendoj kështu. Ata po bëjnë maksimumin për t’u bërë një nga Ligat më të rëndësishme në botë dhe kanë vullnetin të rriten më tej në vitet e ardhshme. Sigurisht që do të jetë një kampionat spektakolar që do të shihet në të gjithë botën“, përfundoi ai
/GazetaBlic Sport/


