Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka treguar sesi po shumëzohen çelësat nga grupet kriminale.
Për dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit “GazetaBlic”, ai shpalosi detaje sesi këto grupe, shumëzojnë çelësa pa dijeninë e shoferëve, përcjell GazetaBlic.
“Ne kemi vendet ku i shumëzojmë çelsat. Shumëzimi i tyre është me mega-herc dhe grupet kriminale në afërsi të dyqaneve mund ta kopjojnë nga një distancë në mënyrë të lirshme, në një interval që atij personit ju është bërë shumëzimi i çelësave, ai mund ta sigurojë një tjetër dhe pas një kohe mund ta hap makinën sikur të ishte e tij dhe ta shes atë për pjesë”, tha ndër të tjera Shala.
LEXO EDHE:
Si vidhen veturat në Kosovë? Flet njëri nga viktimat që e pësoi nga vjedhësit…
/GazetaBlic/