Lajme

Si vidhen veturat në Kosovë? Flet njëri nga viktimat që e pësoi nga vjedhësit…

05/21/2021 21:49
nga:M K

Vjedhja e veturave vazhdon të jetë një nga problemet e shumta me të cilat përballet vendi ynë.

Sipas njohësve të fushës, problemi po shfaqet pasi dyshohet se një numër i tyre, pas vjedhjes po drejtohen për në veri, aty ku institucionet e sigurisë e kanë të vështirë qasjen, përcjell GazetaBlic.

Në dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic, njëri prej viktimave që e pësoi nga vjedhësit, shpalosi detaje rreth asaj sesi reagoi pasi ia vodhën veturën.

“Unë besoj që policia e din,për vetë fakti që edhe vet kam qenë viktimë e një vjedhje së veturës. Pasi që më është vjedhur vetura kam njoftuar policinë brenda 30 minuta, mendoj se policia e din çka ndodh me të.

Ajo nuk mundet me u largu prej Kosovës për 30 minuta. Po dua me përmend një trend të ri, tash ka raste kur vjedhet vetura ke mundësi me gjetë në ndonjë terren malor apo në një ambient të hapur që ty nuk ta kish marrë mendja që ndodhet aty, tani vetura vjedhet kryhet shërbimi që ka me u kry dhe pastaj vetura lihet në një ambient të hapur dhe kjo është dukuri mjaft shqetësuese e vjedhjes së veturave”, tha ndër të tjera Agan Hajdarhoxha.

LEXO EDHE:

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit për kriminelët e luftës, akt tradhtie!

/GazetaBlic/