Sporti

Eksperti i referimit: Kjo ishte penallti për Ballkanin dhe karton i kuq

05/10/2021 08:55
nga:L J

Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit që përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1, ishte temë diskutimi në të gjitha emisionet sportive në vend.

Ky takim prodhoi edhe disa raste diskutabile, me ç’rast u debatua në lidhje me disa raste të cilat gjyqtari i takimit, Visar Kastrati i cilësoi si të rregullta, shkruan GazetaBlic Sport.

Në minutat e fundit, skuadra e Ballkanit kishte një mundësi të artë shënimi me Mirlind Dakun, por u ndal nga mbrojtësi Arago Jamal. Gjyqtari i duelit, Kastrati nuk akordoi penallti, pasi sipas tij gjithçka ishte e rregulltë.

Për këtë moment, eksperti i referimit, Hajriz Hajdari deklaroi se ekziston penalltia, madje edhe kartoni i kuq për Jamal.

“Fillimisht i largojmë dilemat, pasi nuk kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Lojtari sulmues (Mirlind Daku) krijon avantazh me topin, lojtari mbrojtës (Arago Jamal) në pamundësi me lujtë me topin ndërhyn në lojtarin sulmues dhe këtu është dashtë të akordohet penallti. Sikur të ishte akorduar kjo penallti, automatikisht shkon edhe kartoni i kuq”, tha Hajdari në Dueli Sportiv.

/GazetaBlic Sport