Lajme

Eksperti amerikan: Albin Kurti me mendjemadhësinë e tij helmoi marrëdhëniet Kosovë-ShBA

12/31/2023 13:09
nga:G C

David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, ka folur për GazetaBlic rreth politikës së Albin Kurtit gjatë këtij viti, duke marrë parasysh krejt ndodhitë në veri dhe jo vetëm.

Philips i tha GazetaBlic se Qeveria e Kosovës nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa kritkoi qasjen e kryeministrit ndaj zyrtarëve amerikanë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Albin Kurti ka injoruar këshillat e zyrtarëve amerikanë dhe ka helmuar marrëdhëniet dypalëshe me mendjemadhësinë e tij’, tha Philips.

Philips shpreson që viti 2024 do të rikthejë në rrugën e duhur marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën.

“Është koha që marrëdhëniet SHBA-Kosovë të kthehen në rrugën e duhur”, tha Philips.

Ndërsa, kujtojmë së gjatë gjithë vitit opozita në Kosovë e ka akuzar kryeministrin Albin Kurti për ”qasje të gabuar ndaj aleatëve“ dhe kërkojnë që Kurti të koordinohet me aleatët për veprime të cilat i ndërmerr.

 

Jamie Shea: 2023 vit i trubullt për Kosovën, ja çka e pret Qeverinë Kurti në 2024

Çka tha Konjufca që “nervozoi” opozitën?