Fushë Kosova po vazhdon me përforcime të reja për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e sapo promovuar në ligën elitare të futbollit kosovar është shumë afër të siguroj nënshkrimet me dy lojtarë kualitativ, shkruan GazetaBlic Sport.
Qendërsulmuesi, Dejvid Kapllani i cili së fundmi u aktivizua në skuadrën shqiptare KF Erzeni pritet të jetë përforcimi më i ri i sulmit të skuadrës së Fushë Kosovës.
Fushë Kosova poashtu është pranë nënshkrimit edhe me mesfushorin nga Nigeria që Raheem Lawal.
Lawal së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Akhisarspor.
/GazetaBlic Sport/


