Mirlind Daku mund ta vazhdojë karrierën e tij në Rusi.
Sulmuesi kosovar ka ngjallur interesimin e skuadrës ruse, Rubin Kazak.
GazetaBlic Sport, mëson se interesimi i skuadrës nga Rusia është shumë i lartë për Dakun dhe lëvizja e tij te Rubin Kazak është shumë e mundshme që të ndodhë gjatë kësaj merkato.
Kujtojmë që kartoni i Dakut është nën pronësinë e skuadrës, Osijek, kurse sezonin e kaluar ishte në huazim te skuadra sllovene, Mura ku u paraqit në 49 ndeshje zyrtare duke shënuar 24 gola.
/GazetaBlic Sport/


