Sporti

Ekskluzive | Fjoart Jonuzi e padit Drenicën në FIFA, klubi kosovar i mbeti borxh mbi 17 mijë euro futbollistit

10/07/2026 13:08
nga:L J

Klubi kosovar, KF Drenica është në telashe me borxhet e mbetura të sezonit të kaluar.

Ish futbollisti i Drenicës, Fjoart Jonuzi ka dërguar çështjen në FIFA, pasi klubi kosovar nuk ia ka paguar pagat në kohë, ashtu siç ishte planifikuar në kontratën profesionale të nënshkruar.

Siç  mëson ‘GazetaBlic Sport’, Drenica i ka mbetur borxh 17 mijë e 283 euro e 68 cent.

Sipas dokumenteve të siguruara, FIFA pranoi se klubi i Drenicës i kishte borxh lojtarit €17,283.86 + 5% interes.

Jonuzi fillimisht i dërgoi klubit një paralajmërim më 4 maj 2026, duke kërkuar pagesat e tre muajve dhe duke i dhënë klubit 15 ditë afat.

Pastaj, më 22 maj 2026, e ndërpreu kontratën. Në këtë moment, Jonuzi kishte dy paga të pa papaguara, pra muajit mars dhe prill, teksa maji llogaritej vetëm gjysma në lëndën e FIFA-s.

Nëse shuma nuk paguhet brenda afatit të përcaktuar prej FIFA-s, me kërkesë të futbollistit mund të vendoset bllokimi i merkatos deri në tri periudha të plota dhe të njëpasnjëshme të regjistrimit.

Ndalimi do të hiqej vetëm pasi të kryhej pagesa e plotë e shumës së përcaktuar.

/GazetaBlic Sport