Futbollisti kosvovar, Adnard Mehmeti kishte një sezon të mirë me skuadrën e Erzenit.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai është huazuar tek skuadra e Partizanit vetëm për ndeshjet e Evropës.
Ai do të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti në ndeshjet të cilat do t’i zhvillojnë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë që ‘GazetaBlic Sport’ raportoi disa ditë më parë se për të ka interesim edhe nga skuadra evropiane.



