Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
Kastrati i shoqëruar nga bashkëshortja tha se sot është një ditë e bukur për qytetarët pa dallim.
“Pavarësisht bindjeve politike, kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë, sepse janë zgjedhje për qytetarët tanë dhe për zhvillimin e Malishevës sonë” shkruan Kastrati raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Ditë e bukur për qytetarët tanë pa dallim, që po dalin dhe po votojnë me qetësi, me respekt e me dashuri për komunën tonë.
Pavarësisht bindjeve politike, kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë, sepse janë zgjedhje për qytetarët tanë dhe për zhvillimin e Malishevës sonë.


