Lajme

Ehat Miftaraj pyet kryeministrin Kurtin: Fëmija juaj a preket nga greva?

09/25/2022 16:22
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ehat Miftaraj, ka pyetur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se a preket fëmija i tij nga greva në sistemin e arsimit.

Miftaraj përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur Kurtin aktivist, për të cilin më me rëndësi janë zgjedhjet e brendshme në LVV.

 

Jasharaj pas deklaratës së Kurtit: Ka synim përçarjen, nuk e dëshiron qetësimin e situatës

Shkrimi i tij i plotë:

Sipas aktivistit Kurti së paku edhe këtë javë s’do ketë mësim.

Me rëndësi që aktivisti Kurti dhe kandidatët e tij të preferuar të fitojnë në zgjedhjet e brendshme në LVV, duke ndërtuar një koncept të ri të demokracisë, made in Kosova!

Një pyetje legjitime për aktivistin Kurti, fëmija juaj a preket nga greva?

Moto “Duaje tënden” po ka kuptim të plotë nën qeverisjen e aktivistit Kurti.

P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmën keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim.