Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se deklaratat e tilla nga Kurti ku sindikalistët i quan pjesë të PAN-it, janë të pabaza dhe sipas tij nuk është hera e parë që kryeministri thotë një gjë të tillë.
Pas votimit në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, Kurti flet për grevën
Në një prononcim për GazetaBlic, Jasharaj tha se nuk e kupton çasjen e Kurtit ku ky i fundit thotë se “sindikalistët janë me ata ose me këta”.
Sipas Jasharajt në mesin e anëtarësive ka votues të të gjithave partive, përfshirë këtu edhe VV-në.
“Nuk është hera e parë që kryeministri e thotë një deklaratë të tillë, deklaratë e pabazuar dhe e paargumentuar. Nuk di pse Kurti thotë se sindkalistët janë me këtë ose me atë, në mesin e anëtarësisë tonë që është më shumë se me 25 mijë persona ka votues të LDK-së, VV-së, PDK-së e Aleancës”, tha Jasharaj.
Jasharaj thotë se me deklarata të tillë nuk arrihet zgjedhja për grevistët.
Ai i bëri thirrje Kurtit që të ulet dhe të bisedojë më përfaqësuesit e Qeverisë, në mënyrë që këshillit grevist t’i ofrojë ofertën e pranueshme.
“Me deklarata të tilla nuk arrihet askund dhe në vend të kësaj, Kurti duhet të ulet bashkë me përfaqësuesit e Qeverisë për të biseduar me këshillin grevist të BSPK-së dhe të gjendet zgjidhja përfundimtare, duke ofruar një ofertë të pranueshme”, thotë Jasharaj.
“Nëse në fillim ka pas ide, se me këto deklarata do të bëhej ndonjë përçarje eventuale, u pa se këto deklarata nuk ndikojnë fare, sepse anëtarësia e SBASHK-ut në kongresin e 2 prillit e ka dëshmuar se i beson kësaj qeverie që e ka tani. Nga deklaratat e tilla nuk ka zgjidhje, ato ndikojnë që të shtohen tensionet “, shtoi tutje Jasharaj.
I pyetur se do të ketë takim gjatë kësaj jave, Jasharaj tha se ka pritur që gjatë vikendit të punohet në lidhje me këtë çështje, por sipas tij ka rezoltuar e kundërta.
“Ne e kemi pritur që këto dy ditë vikendi, të jenë ditë pune për të dy palët dhe jo pushim, por po shihet që Qeveria nuk po e dëshiron qetësimin e situatës”, përfundoi Jasharaj për GazetaBlic.
Një muaj në grevë, flasin nga SBASHK-u: A do të fillojë mësimi nesër?


