Dueli mes Celjes dhe Egnatias nuk ka gjetur fitues pas 90 minutave, me rezultatin 1-1, ndaj përballja do të vendoset në vazhdime.
Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, të dyja skuadrat mbeten ende në garë për një vend në raundin tjetër të kualifikimeve në Champions League, transmeton GazetaBlic Sport.
Egnatia po lufton për të shkruar historinë në arenën europiane, ndërsa Celje kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të siguruar kualifikimin.
Tashmë gjithçka mund të vendoset në 30 minutat shtesë, ku çdo gol mund të jetë vendimtar për fatin e kësaj përballjeje.
/GazetaBlic Sport/


