Gazetari i njohur pranë klubit italian, Daniele Najjar ka komentuar finalen e sotme mes Manchester Cityt dhe Interit.
Najjar tha për ‘GazetaBlic Sport’ se skuadra angleze është favorite, por që Interi nuk ka arritur rastësisht deri këtu dhe se duhet të shfrytëzojë presionin e madh që ka City.
Ai gjithashtu tha se ‘Neruazzurët’ kanë lojtarët e duhur për të siguruar sukses në Stamboll, duke përmendur edhe pikat e forta në formacionin e trajnerit Inzaghi,
“Interi arrin në këtë ndeshje me të gjitha forcat dhe motivin e plotë. Të gjithë, lojtarët dhe tifozët, e dinë se Manchester City është favorit dhe kjo është më e fortë. Është një ekip që është ndërtuar për të arritur këtu dhe ka pasur një sezon pothuajse perfekt deri më tani. Interi kishte një sezon të vështirë, të komplikuar ndonjëherë, por ata po e mbyllin atë në një mënyrë të pabesueshme. Tani ka një entuziazëm të madh, në çdo pozicion Interi ka lojtarë që janë të nivelit të lartë dhe që mund të jenë vendimtarë sonte (mbrojtje e mirë, Barella dhe Calhanoglu në mes, Lautaro, Dzeko dhe Lukaku për golat)“, tha fillimisht ai.
The best of the best on the ultimate stage ?? #UCLfinal x @Dan_Draws pic.twitter.com/NEUtT0jsFv
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 10, 2023
“City me shumë gjasa do të jetë dominues i lojës, por ka mundësi që Nerazzurrët të kenë disa raste dhe duhet të jenë të mirë në shfrytëzimin e tyre, si dhe të mos humbasin kurrë përqendrimin. Mund të mos mjaftojë, por Interi ka një armë më shumë: deri tani ata tashmë kanë fituar për të qenë këtu, nuk kanë asgjë për të humbur”, përfundoi Najjar.
Kujtojmë që finalja e madhe fillon në ora 21:00.
Big Rom ?#UCLfinal pic.twitter.com/ZUXoOEhAQx
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 10, 2023
/GazetaBlic Sport/


