Lajme

EEEXPLORE Kosova – EXPLORO, PËRFSHIJU, FUQIZO

12/01/2023 18:08
nga:K G

Me një ceremoni ekskluzive të inaugurimit të selisë qendrore të korporatës SPEEEX dhe lansimit të produktit më të ri, platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova (www.madeinkosova.com), SPEEEX hapi një kapitull të ri në promovimin dhe zhvillimin e industrisë kreative në Kosovë.  

  

Me shumë të ftuar special nga fusha e ndëmarrësisë, udhëheqës të institucioneve,  përfaqësues të korit diplomatik dhe të komunitetit të biznesit në Kosovë, në formën më të veçantë, të paparë deri më sot në Kosovë, gjithçka filloi përmes prezantimit me hologram të artistit të mirënjohur Vedat Bajrami, të platformës EEEXPLORE Kosova.  

EEEXPLORE Kosova – www.madeinkosova.com, është një platformë e veçantë, pjesë e korporatës SPEEEX e përqendruar në ri-integrim të diasporës me qëllim të fuqizimit ekonomik të Republikës së Kosovës përmes edukimit, aftësimit profesional, avancimit në karrierë dhe integrimit të tyre ne sektorin e BPO/ICT.  EEEXPLORE Kosova reflekton potencialin ekonomik që SPEEEX ofron për të rinjtë nga diaspora në profilet: programim, inxhinieri, dizajn aplikativ, administrim biznesi, shitje, financa e shumë drejtime të tjera. 

Pronari dhe drejtori menaxhues i kompanisë SPEEEX, Fikret Murati, gjatë fjalës së tij midis tjerash tha se ai me bashkëpunëtor kanë punuar shumë për ta sjellë SPEEEX në këtë nivel ku është sot, për të realizuar atë që ishte e paimagjinueshme para disa viteve, të sjellin në Kosovë për të punuar dhe për të dhënë kontributin e tyre të rinjtë nga diaspora.  

 

Për SPEEEX dhe EEEXPLORE Kosova foli edhe kryeministri Albin Kurti i cili vlerësoi punën e ekipit të korporatës SPEEEX për ta bërë një ëndërr realitet. Ai ndër të tjera theksoi se udhëtimi i SPEEEX është dëshmi e fuqisë, përkushtimit,  punës së pandalshme dhe vizionit,  dëshmi e ëndrrave që janë bërë realitet.  


‘’Teksa po hyja në këtë ndërtesë nuk mund të mos i vija re tri vajza astronaute në katin përdhese që paralajmëronin hologramin e Vedat Bajramit, i cili ishte jo vetëm i veshur, por edhe fluturonte por si një astronaut, është më shumë se thjeshtë një imazh, është simbol i aspiratave tona”, theksoi kryeministri Kurti.
 

 

Me fjalë të zgjedhura dhe vlerësim maksimal për punën e SPEEEX foli edhe zëvendës ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs. Ai nënvizoi rëndësinë që ka dashuria për atdheun duke e marrë shembull pronarin e SPEEEX, Fikret Murati i cili edhe pse u rrit dhe u shkollua në Zvicër, karrierën e tij e vazhdoi dhe bëri revolucion në Kosovë jo vetëm me SPEEEX por tani edhe përmes EEEXPLORE Kosova – www.madeinkosova.com, po e promovon Kosovën si brend. 

  

Për zhvillimin ndër vite të korporatës SPEEEX foli anëtari i bordit të kompanisë, Dr. Vigan Disha. Ai tha se prej vitit 2019-2022 sipas statistikave sektori BPO/ICT ka sjell në buxhetin shtetëror 1.3 miliard euro qarkullim, ndërsa në përqindje të GDP-së nacionale kontribuon prej 4.5%. Është jashtëzakonisht sektor i fuqishëm, ku një i ri në Kosovë paguhet prej 1 mijë e 200 euro, pra nuk ka arsye për migrim.  z. Disha poashtu theksoi se vetëm vitin e kaluar Kosova u pozicionua me 76.5% confidence index që nënkupton se jemi përpara fqinjit tanë, Serbisë dhe përpara Rumanisë në fushën e BPO. Ndërsa nëse qeveria e vendos këtë sektor si potencial strategjik, atëherë SPEEEX do të sigurohet që përqindja e të punësuarave në këtë sektor nga 10 mijë e 600, të kaloj mbi 25 mijë  dhe kështu do të bëjmë diferencën në nivel global.  

  

SPEEEX është sinonim i trajnimit, zhvillimit dhe mbështetjes së të rinjve në karrierë.  Produkti më i ri, EEEXPLORE Kosova, është një hapësirë digjitale me mundësi të pafundme për zhvillim, duke sjell mundësi punësimi në SPEEEX, në gjuhën gjermane, italiane dhe frënge.