Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se në orën 15:00 lideri i kësaj partie politike do të mbajë konferencë për media, raporton Gazeta Blic.
Në njoftim nuk jepen detaje se për çka do të flas ish kryeministri i Kosovës, por bazuar në situatën e sigurisë dhe atë politike, Haradinaj ka mundësi se do të flas për situatën në Veri dhe thirrjet e tij ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ‘daljen nga kjo situatë’.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Sot, me fillim nga ora 15:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun


