Edwin van der Sar ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Ajax-it, post që e kishte mbajtur që nga viti 2012.
“Pas njëmbëdhjetë vjetësh, jam i rraskapitur. Po përjetojmë gjëra të mrekullueshme, por po përjetojmë edhe një periudhë tepër të vështirë. I jam shumë mirënjohës të gjithë njerëzve që kanë punuar me mua në këtë karrierë të dytë te Ajax. Tani ndjej nevojën për t’u larguar, për t’u çlodhur dhe për të bërë gjëra të tjera. Nuk më duket e drejtë të marr vendime për të ardhmen e klubit, prandaj vendimi im për t’u larguar tani”, shpjegoi Van der Sar në një deklaratë, transmeton GazetaBlic Sport.
Pasi u kurorëzua katër herë kampion në 2021/22, Ajax e mbylli sezonin në vendin e tretë, performanca më e keqe e klubit në Eredivisie në 14 vjet. Një projekt sportiv që filloi të shembet pas largimit të Marc Overmars si drejtor për futbollin, fillimisht dhe më pas me largimin e trajnerit Erik ten Hag në Manchester United.
/GazetaBlic Sport/


