Sporti

Edrian Maloku, super portieri 16 vjeçar nga i cili pritet shumë në të ardhmen

01/27/2023 17:17
nga:Lorik J

Super portieri i KF Ramiz Sadikut, Edrian Maloku, po vazhdon me paraqitjet fantastike me ekipen U-19 në Superligen e Juniorëve dhe ekipës së parë.

Edhe pse pjesë e kategorisë U-17, Edriani po vazhdon super paraqitjet me ekipën e Juniorëve U-19 të KF Ramiz Sadiku në Superligë e po ashtu si 16 vjeçar ka debutuar me ekipën e parë të KF Ramiz Sadiku në ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër FC Malishevës dhe po vazhdon ti ketë minuta edhe tani si pjesë e ekipës së parë.

Edriani, është vazhdimisht i ftuar edhe në ekipet përfaqësuese të Kosovës që nga grupmoshat U -15.

Edrian Maloku është një prej portierëve më premtues në Kosovë me paraqitjet që po i bën.

Padyshim se nga Maloku pritet shumë në të ardhmen, pasi po mahnit me paraqitjet dhe cilësitë që ka.

/GazetaBlic Sport