Sporti

Edon Zhegrova – Lojtari i parë nga Kosova që vlerësohet me notën 10 pas super paraqitjes ndaj Sion

08/01/2021 19:30
nga:E K

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ishte i shkëlqyeshëm në fitoren ndaj Sion.

Basel ‘demoloi’ Sion, ndeshje ku Edon Zhegrova ishte mahnitës me dy asistime dhe një gol.

Kosovari dha dy asistime në pjesën e parë në minutat 15 dhe 44, ndërsa pastaj realizoi gol shumë të bukur duke dribluar dy mbrojtës (55′).

Për këtë arsye dhe përformancës së shkëlqyer, SofaScore e ka vlerësuar me notën 10.0.

Kjo është hera e parë që një futbollist i Kosovës vlerësohet me notën më të lartë të mundshme