Lajme

Edita Tahiri-Kurtit: Jep dorëheqje, ndali dështimet historike në dialog me Serbinë

05/15/2024 12:11
nga:G B

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, meqë thotë se tashmë është e qartë që Kosova mbeti jashtë Këshillit të Evropës.

Tahiri ka shkruar se Kurti duhet të lëshojë rrugë që t’i ndalë dështimet historike në dialogun me Serbinë dhe të hapë rrugë për zgjedhje të reja.

“Tash kur mbeti Kosova jashte Keshillit te Evropes, Kryeministri Kurti duhet perfundimisht te leshoj rruge, te jap doreheqjen, ti ndal deshtimet historike ne kete dialog me armikun serb, ti hap rruge zgjedhjeve ne vend..”, ka shkruar Tahiri.