Sporti

Edinson Cavani mund të jetë transferimi i madh i Boca Juniors

07/24/2023 20:46
nga:Lorik J

Pas largimit nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2020, Edinson Cavani u rikthye për 2 vjet në Manchester United përpara se të bashkohej me Valencia-n për të gjithë sezonin e kaluar.

Autori i 7 golave në 28 ndeshje në të gjitha garat, “El Matador” dëshiron të largohet nga Valencia. Sulmuesi nuk është në planet e Ruben Baraja. Madje ky i fundit ia ka thënë personalisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Boca Juniors janë shumë të interesuar për sulmuesin uruguaian, i cili dëshiron të afrohet më shumë me vendin e tij të lindjes. Sipas TyC Sport, klubi argjentinas dëshiron të nënshkruajë një kontratë 18-mujore me “El Matador”.

/GazetaBlic Sport