Sporti

Edicioni fantastik i Berat Gjimshitit, në finale të Kupës së Italisë, finale të Europa League dhe në ‘Euro 2024’

05/15/2024 10:30
nga:Mergim Rreci

Atalanta dhe Juventus do të përballen sonte në finalen e Kupës së Italisë.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe dhe trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e dytë ndoshta më të rëndësishme të edicionit, duke marrë parasysh që ka siguruar edhe finalen e Europa League me skuadrën e tij.

Paraprakisht, Gjimshiti siguroi prezencën në ‘Euro 2024’ me Kombëtaren e Shqipërisë, atje ku do të kërkojë suksesin maksimal si kapiten i kuqezinjëve, me kompeticionin që fillon në muajin e ardhshëm.

Triumfi i mundshëm në finale të Kupës së Italisë, në finale të Europa League dhe prezenca në ‘Euro 2024’, e bën një edicion ëndrrash për mbrojtësin shqiptar.

/GazetaBlic Sport/