Lajme

Edi Rama uron Ditën e Çlirimit

11/29/2022 08:52
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar “Ditën e Çlirimit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka shkruar: “Gëzuar Ditën e Çlirimit”.

Ditën e sotme festohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat italiane dhe ato gjermane.

Edhe këtë vit dy kampet e politikës shqiptare nuk festojnë në një ditë, pasi nuk bien dakord për ditën e çlirimit. Demokratët njohin 28 Nëntorin, ndërsa socialistët 29-ën.