Lajme

Edi Rama publikon pamje të Thethit: Vizitorë vendas e të huaj të thithur nga magjia shqiptare

07/04/2024 18:56
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje të Thethit në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Ai përmes këtij postimi tha se ka gjithnjë e më shumë turistë drejt Thethit.

“Gjithnjë e më shumë turistë drejt Thethit, vizitorë vendas e të huaj të thithur nga magjia shqiptare”, ka shkruar ai.