Sporti

Edi Rama para finales së Conference League: I presim mysafirët nga deti e ajri, sot pritet të vijnë edhe 20 mijë tjerë

05/25/2022 12:33
nga:Lorik J

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se vendi i tij po i pret mysafirët e finales së Conference League me siguri të lartë.

Ai poashtu tha se i mirëpret mysafirët nga ajri dhe deti, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Edi Ramës rreth 20 mijë tifozë tjerë do të vijnë sonte në Tiranë.

Ja postimi i tij:

“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë⚽️?
*gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë”, shkruan Edi Rama.

Kujtojmë se sonte nga ora 21:00 luhet finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit.