Lajme

Edi Rama formon një bord për të kontrolluar çmimet e karburanteve

03/11/2022 09:51
nga:N M

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi ngritjen e një bordi të administrimit të çmimeve të karburanteve për të kontrolluar rritjen e lartë të çmimeve në periudhën e fundit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ndërkohë që një protestë kundër rritjes së çmimeve organizohej përpara zyrës së tij, Rama u shpreh se situata me rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe produkteve ushqimore është ndikuar nga lufta në Ukrainë

Ai shtoi se brenda 48 orësh do të shpaloset konkretisht plani i qeverisë për të ndaluar spekulimet me rritjen e çmimit të naftës.

Rama tha se me një akt normativ do të ngrihet një bord kombëtar për administrimin e çmimeve të karburanteve.

“Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pa miratuara më parë në bord dhe do të ketë masa ndëshkuese”, tha Rama.

Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO