Lajme

Edhe Zveçani i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

09/15/2023 11:42
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot edhe komunat e fundit nga ato katër veriore i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Pas Leposaviqit e Zubin Potokut dje, AKK-së sot i është bashkuar edhe Zveçani.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.