Lajme

Edhe vetura e mediumit “Periskopi” gjuhet me plumba në veri

05/30/2023 17:05
nga:Genita C

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se vetura e mediumit Periskopi është gjuajtur me plumba gjatë natës në Zveçan.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba.

“Veturat e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë”.

“Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba”.

“Situata është përshkallëzuar, ndërsa sulmet në drejtim të mediave vetëm sa po intensifikohen tutje. Gazetarët vazhdojnë të raportojnë në kushte të rënda, ndërsa rreziku vazhdon të shtrihet në të gjitha komunat në veri të vendit”, ka thënë AGK-së.