Edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ishte në Pejë, në “Festën e Abetares”, ku me ç’rast disa nxënës nga komunitetet pakocë u diskriminuan, raporton Gazeta Blic.
Megjithatë, e para e arsimit në Kosovë, reagoi vetëm pasi raportuan mediat.
Ajo pak minuta pas mesnate tha se e ka marrë me shqetësim këtë rast, megjithëse gjatë ceremonisë nuk e kishte thënë asnjë fjalë, raporton Gazeta Blic.
“Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares, në Pejë! Këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrojmë me prioritet që nesër, me DKA-në e Pejës. Parimi i mosdiskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet. Si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaqërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës!”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, gjatë ditës ajo kishte folur në superlativ për këtë organizim.
Ja çka kishte shkruar Nagavci, para se të reagonin mediat:

Gjatë “Festës së Abetares” në Pejë, dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë.
Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi.
Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve.
Ndiqeni storien e plotë:


