Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se as nesër nuk do ta votojnë propozimin e VV’së për kryeparlamentare.
Kadrijaj për GazetaBlic theksoi se nuk kanë ndryshuar qëndrim.
“Jo, nuk do ta votojmë”, tha shkurt Kadrijaj.
Ndryshe, Deputetët dështuan edhe në përpjekjen e pestë ta konstituonin Kuvendin e Kosovës.
Kandidatja e Lëvizjës Vetëvendosje, partisë fituese të zgjedhjeve, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhej kryetare.Opozita e kundërshtoi përsëri emërimin e Haxhiut.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e ndërprerë do të vazhdojë të premten në orën 10:00.