Sporti

Edhe Napoli “shënjestrohet” nga Arabia Saudite, dy klube interesohen për Lobotka-n

06/23/2023 15:19
nga:E K

Napoli preket për herë të parë nga kërkesat e sauditëve në merkato.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Al Ahli dhe Al Nassr janë të interesuar për mesfushorin e Napolit, Stanislav Lobotka, një nga lojtarët më të mirë të sezonit të fundit në Serie A.

Kampionët e Italisë e konsiderojnë Lobotka si një lojtar shumë të rëndësishëm, pjesë kyçe e projektit të tyre. Gjithsesi, ende nuk ka një ofertë zyrtare nga sauditët, por nëse do të ketë, padyshim që do të jetë “faraonike”.