Lajme

Edhe Japonia i bashkohet Perëndimit për përjashtimin e bankave ruse nga SWIFT

02/27/2022 14:42
nga:Q R

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka bërë të ditur se i bashkohet aleatëve perëndimor për t’i larguar bankat ruse nga SWIFT.

Ai gjithashtu tha se Japonia do t’i japë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare urgjente për Ukrainën, shkruan The Kyiv Independent.

Kujtojmë se mbrëmë bankat ruse pjesërisht janë përjashtuar nga SWIFT-i.

​Kastrati: Agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të ndikojë në veri të vendit