Lajme

Edhe AAK kundër projektligjit për produktet

10/20/2022 11:15
nga:Astrit Gashi

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka thënë se kjo parti nuk do ta votojë projektligjin për produktet i cili parasheh çmim tavan.

“Ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe dëmton rëndë tregun e lirë. Nuk do ta përkrahim në lexim të parë këtë projektligj dhe kërkojmë ndryshime rrënjësore. Do ta përkrahim vetëm atëherë kur bëhen ndryshime substanciale”, ka thënë Lekaj.

“Ka nevojë për ndryshime substanciale. Për momentin në terma të përgjithshëm dëmton interesat dhe funksionimin e rregullt të firmave prodhuese dhe kompanive”, ka thënë Lekaj.

Si parti ka deklaruar se kanë kërkuar dhe janë më shumë për largimin e TVSh-së