Sporti

Ederson konsiderohet si portieri më i mirë i vitit 2023 nga IFFHS

12/28/2023 08:42
nga:Mergim Rreci

Ederson Moraes u shpall portieri më i mirë i vitit 2023 nga IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit).

Portieri i Manchester Cityt e merr çmimin në shtëpi, pas një sezoni në të cilin fitoi tripletën ( Premier League , Champions League dhe FA Cup), duke shtuar së fundmi Kupën e Botës për Klube, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është portieri i dytë brazilian që e fiton këtë çmim, pasi Alisson Becker u nderua në vitin 2019, duke luajtur për Liverpool-in .

Që prej mbërritjes në Manchester City në vitin 2017, Ederson ka qenë gjithmonë i pranishëm në ‘top 10’ të promovuar nga organizata në fjalë. Me 145 pikë, gardiani e mbylli vitin në vendin e parë, duke zbritur argjentinasin Emiliano Martinez në vendin e dytë dhe belgun Thibaut Courtois (fitues në 2018 dhe 2022) në vendin e tretë.

/GazetaBlic Sport/