Sporti

Eden Hazard lëndohet përsëri, ai u largua nga ndeshja Holandë-Belgjikë

09/26/2022 11:23
nga:L J

Eden Hazard, sulmuesi i Real Madrid ka pësuar lëndim në gju në ndeshjen mes Belgjikës dhe Holandës në Ligën e Kombeve.

Dëmtimi që pësoi e bëri të pamundur vazhdimin e tij në fushë dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 64-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari i Real Madridit tani do t’i nënshtrohet testeve për të kuptuar nëse problemi është serioz apo jo.

Mesfushori belg nuk duhet të jetë shumë i lumtur, pasi vitet e fundit ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme.

/GazetaBlic Sport