Lajme

‘E vërteta vonon por kurrë nuk harron’, Flamur Noka flet për lirimin e Sali Berishës

11/27/2024 13:22
nga:Y I

Gjykata vendosi sot lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat pranë selisë së Partisë Demokratike foli Flamur Noka i cili u shpreh se e vërteta vonon por kurrë nuk harron. Noka tha se kjo është një ditë shum e bukur për të gjithë shqiptarët.

“Sot është një ditë shumë e bukur. Liria ka një çmim, demokratët dhe Sali Berisha si lider i tyre e ka paguar me patëdrejtë çmimin e lirisë më shumë se çdo kush tjetër në këtë vend por kjo tregon se kush qëndron, kush lufton për të drejtën dhe të vërtetën do vijë një moment që do triumfojë dhe fitojë.

Demokratët kaluan një kalvar të pashoq nga regjimi dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Soros. Drejtësia nën kthetrat e Soros bëri gjithçka për të likuiduar këtë forcë dhe liderin e saj. Sot, lideri i PD dhe i opozitës është i lirë falë qëndresës së demokratëve, falë rezistencës së tyre, falë përballjes së tyre, falë luftës së tyre, falë edhe të vërtetës.

E vërteta vonon, por kurrë nuk harron. Presioni i opozitës dhe qytetarëve e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimi për liderin e saj.dhe qëndresa, lufta, rezistenca, presioni i pareshtur i demokratëve e detyroi dhe e gjunjëzoi këtë narkodrejtësi.

Drejtësia e pa që Strasburgu po çelte dritën jeshile dhe do rrëzonte të gjithë vendimet e narkodrejtësisë dhe u ngut në tentativë për të shpëtuar fytyrën e vet. Strasburgu do i çirrte maskën narkodrejtësisë së Sorosit në Shqipëri, prandaj u ngutën për të larë atë që kishin përmjerë deri tani”, e mbylli fjalën e tij Flamur Noka.