Lajme

E tmerrshme: 81 viktima nga shembja e urës në Indi (Video)

10/31/2022 08:07
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Indi, ku shembja e një ure ka shkaktuar vdekjen e të paktën 81 personave.

Incidenti është regjistruar në Gujarat, në perëndim të vendit. Ndërkohë, rreth 30 persona janë plagosur.

Ura ishte që 140-vjeç dhe kohët e fundit ishte restauruar e po ashtu hapur për publikun vetëm javën e kaluar, pas 6 muajsh punë nga autoritetet.