Lajme

“E rëndon furnizimin me ujë të pijshëm”: KRU-ja zbulon 10 kyçje ilegale në Bërnicë të Poshtme dhe të Epërme

07/13/2024 13:42
nga:Sh R

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se ka zbuluar 10 kyçje ilegale në Bërnicë të Poshtme dhe të Epërme.

KRU-ja tha se kjo e rëndon furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa këtë vepër ilegale e quajti “alarmante, të turpshme dhe jo njerëzore”.