Lajme

E rëndë, vdes 19 vjeçari në Klinë përderisa po luante futboll

08/27/2022 09:12
nga:Astrit Gashi

Një 19 vjeçar ka vdekur në Klinë përderisa po luante futboll. Ai fillimisht u alivanos, e më pas mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Sipas Klina.info, i ndjeri është Kadri Abazi 19 vjeçar nga Gllareva.

Për këtë rast në raportin 24 orësh ka njoftuar edhe policia, e cila ka bërë të ditur se viktima fillimisht ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë teksa mjeku në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.