Lajme

“E rëndë situata e Kosovës përballë sanksioneve të BE e SHBA – e neveritshme intifada e Ramës ndaj Kurtit”

06/14/2023 11:25
nga:G B

Kreshnik Çollaku, deputet i PD-së, thotë se e sheh të rëndë situatën e Kosovës përballë sanksioneve të përmendura nga BE apo SHBA, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e sheh dështim mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me SHBA-të, por që e quan të neveritshme, antihistorike e destabilizuese intifadën e Ramës ndaj Kurtit.

Ai ka shtuar se askush nuk fiton nga kjo, veç Kosova e paguan çmimin dhe Kosova e Albin Kurti sot kanë nevojë për këshilla, mbështetje e mendje të ftohta.

Postimi i tij i plotë:

Une e konsideroje te rende situaten e Kosoves perballe sanksioneve te permendura nga BE apo SHBA,te cdo niveli qofshin.

Une e konsideroj gabim ose deshtim mungesen e koordinimit ne forme e ne thelb te qeverise se Kosoves sidomos me SHBA.

Por une po e quaj te neveritshme,antihistorike,destabilizuese intifaden politike qe kryeministri Rama dhe gjithe arsenali i tij mediatik opinionistik po zhvillon kunder kryeministrit te Kosoves.

Askush nuk fiton nga kjo,vec Kosova paguan cmimin.

Kosova dhe Albin Kurti me shume se kurre sot ka nevoje per keshilla,mbeshtetje dhe mendje te ftohta.

Intifada hakmarrese politike nga Tirana,eshte AntiHistori !!