Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar sërish ndaj Isa Mustafës, pasi ky i fundit e quajti jashtëqitje, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shpreh keqardhje për fjalorin e tij dhe ndihet mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në pension e harresë historike.
Postimi i tij i plotë:
Isa më paska quajtur jashtëqitje.
Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjëherë s’do lëshohem në fyerje të ulëta personale.
Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij.
Po ashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në pension e harresë historike.