Sporti

“E prisja që Nagelsmann të zgjaste kontratën”, Tuchel: E ardhmja ime? Kam një marrëveshje me Bayern-in

04/19/2024 16:22
nga:E K

Pak orë pasi Julian Nagelsmann rinovoi kontratën me DFB (Federatën Gjermane të Futbollit) deri në Botërorin 2026, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel doli në konferencë për mediet për të folur për ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij, atë ndaj Union Berlin në Bundesliga.

I pyetur pikërisht për rinovimin e Ngelsmann me kombëtaren gjermane, Tuchel deklaroi se ishte diçka që e priste.

“Unë në fakt e prisja zgjatjen e bashkëpunimit nga Rudi Voller,”-tha Tuchel, (Voller është drejtor teknik i DFB-së), ndërsa më tej vijoi: “Julian dhe Rudi, siç shihet nga jashtë, formojnë një ekip shumë harmonik, kam ndjenjën se janë një ekip i mire, se plotësojnë dhe mbështesin shumë mirë njëri-tjetrin. Besoj se vendimi për kombëtaren tonë është i mirë sepse sjell qartësi. Shpresojmë që vrulli dhe shpirti i ndeshjeve të fundit të mund të vazhdojë edhe në Europian”.

Tuchel u pyet gjithashtu nëse pas arritjes në gjysmëfinale të Champions League a ekziston mundësia që të tërheqë vendimin e tij dhe të vijojë punën te Bayern Munich deri në përfundim të kontratës, diçka të cilën tekniku gjerman e mohoi.

“Kam një marrëveshje me klubin. Është komunikuar edhe publikisht dhe mbetet e vlefshme”-deklaroi Tuchel.